Skip to product information
1 of 3

Rubi

CaPheSua

CaPheSua

Tre shtresa keku të sfungjerta, mbushur me krem maskarpone, kafe dhe pralinë lajthish. Mbështjellë nga një ganache çokollate Vietnameze, Marou 75%.

Masa S - Diametri 15 cm. Shërben  6 - 8 pjesë
Masa M - Diametri 20 cm. Shërben 12 - 14 pjesë
Masa L - Diametri 25 cm. Shërben 24 - 26 pjesë

Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj

Size
Regular price 5,000.00 ALL
Regular price Sale price 5,000.00 ALL
Sale Sold out
Gjithë taksat e përfshira Shipping calculated at checkout.
View full details

Kafe & Kek i sfungjertë

Sërish, ky krijim fundviti bashkon gjithçka duam dhe gjithçka na keni kërkuar. 

E duke qenë se kafeja ishte në fokusin tonë këtë fund viti, donim të krijonim diçka të veçantë.

Kurse ju vazhdimisht na keni kërkuar një kek të butë dhe një krem të lehtë e të ajrosur.

Ndaj këtë vit bashkuam të dy këto dëshira në tortën tonë të parë me kek të sfungjertë.

Cà Phê Sữa Đá

Cà Phê Sữa Đá është kafeja tipike Vietnameze.

Zakonisht përgatitet me filtrin e quajtur 'Phin" dhe konsumohet e ftohtë me akull dhe qumësht i kondensuar.

E quajtëm tortën tonë të fundvitit CaPheSua pikërisht sepse edhe njëherë na solli në mendje ditët e nxehta në Saigon, nëpërmjet përbërësve që kemi përdorur në të: Kafe, qumësht i kondensuar dhe çokollatën Bean-to-Bar Vietnameze Marou.