Përtej Tortave
Na pëlqejnë tortat si
morali ynë: të larta
Tortat tona janë frymëzuar nga tortat me shumë shtresa amerikane, njëkohësisht guxuese dhe madhështore.
Bazuar tek filozofia “shto gjithçka të mirë”, bashkuam përbërësit më të veçantë nga e gjithë bota dhe teknikat klasike për të sjellë tortat tona me tre kate, të mbushura me krem Francez gjalpi.


Përbërësit tanë
Në të gjitha recetat tona përdorim vetëm gjalpë me përqindjen e duhur të yndyrës për torta më të shijshme dhe të vërteta.
Në recetat tona kemi zgjedhur të përfshijmë produkte të shkëlqyera të prodhuesve vendas Pemla dhe Hidrofarm.
Kemi udhëtuar larg në Vietnam, për çokollatën tonë Bean-to-Bar, origjinë e vetme 65% Marou©️, kakaon e pa procesuar Marou©️ dhe nibs natyrale Marou©️.
Matcha e gradës superiore Japoneze e firmës Niko Neko Matcha©️ e përdorur në tortën Kyoto, është gjithashtu një produkt i zgjedhur dhe importuar nga vetë ne.
Të gjithë puretë, reçelrat, çipset e frutave dhe gjithçka tjetër është e përgatitur nga e fillimi në laboratorin tonë.
Ju sugjerojmë që tortat të qëndrojnë rreth 1 orë në temperaturë ambjenti (rreth 20 gradë) përpara konsumimit.
Tortat tona janë për 10-14 persona. Mbajeni këtë fakt parasysh kur jeni duke e prerë. Jemi të sigurtë që nuk do të donit të shpërdoronit asnjë fetë të saj.
Të udhëtosh në një kafshatë
Kur nisëm Rubin, qëllimi ynë ishte të piqnim kekë dhe të shërbenim torta që të celebronin multikulturalizmin. Nga lagjet e populluara të Hanoit tek qoshkat e Williamsburgut, në Brookly-n. Nga shija e mprehtë e Matchas së Uji-t në Kyoto, tek teknikat e pastiçerisë Franceze.
Por mbi të gjitha donim të krijonim torta të vërteta si ato që do të përgatisnit vetë për familjen tuaj. Ashtu sikurse nënat apo gjyshet tona kanë përgatitur për ne. Donim të rikthenim atë moment nostalgjie që të çon drejt e tek kujtimet e fëmijërisë, të përzier me atë çka është më e mira e të sotmes.
