Izi
Përbërja
Tre shtresa keku me gjalpë dhe kakao Marou. Mbushur me krem të butë çokollate të bardhë ose çokollate me qumësht dhe copëza biskotash Oreo. Veshur nga jashtë me krem me çokollatë të bardhë ose çokollate me qumësht. Dekoruar me çokollatë.
Torta e veshur me çokollatë të bardhë nga jashtë është e mbushur me çokollatë me qumësht brenda dhe anasjelltas.
Masa S - Diametri 15 cm. Shërben 6 - 8 pjesë
Masa M - Diametri 20 cm. Shërben 12 - 14 pjesë
Masa L - Diametri 25 cm. Shërben 24 - 26 pjesë
Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Torta duhet konsumuar në temperaturë ambjenti (20 grade C) ndaj ju sugjerojmë ta mbani jashtë frigoriferit për 1-2 orë përpara konsumimit.
Torta e ditëlindjes
Versioni ynë i tortës së ditëlindjes për fëmijët (por në fakt edhe për të rriturit :))
Morëm shkas përsëri nga sugjerimet tuaja për një version torte ditëlindjeje për fëmijë pa arrorë, pa ngjyrues, pa pastë sheqeri por me elemente po aq të dashura nga fëmijët si biskotat Oreo dhe kombinimi i dy çokollatave.
