Lemonade

Përbërja
Bazë delikate kërce me miell bajameje dhe gjalpë e mbushur me një shtresë çokollatë gianduja, lajthi dhe krem pastiçerie me limon. Mbuluar në fund me marenge të thekrisur.
Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tartë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Tarta duhet të mbahet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 1-2 ditësh.
Lemonade
Jeta na shërben të gjithëve, gjithmonë limona, ndaj vendosëm t’i kthejmë në tartë.
Këtë herë frymëzuar nga Beyonce që quajti një album të tërë Lemonade, ne quajtëm tartën tonë me limon.
E si gjithmonë, donim të shtonim diçka nga vetja, ndaj shtuam çokollatën Gianduja me lajthi dhe lajthitë në bazë për një shtresë paksa më surprizuese.
