L’Origine 2.0

Përbërja

Tre shtresa keku me gjalpë dhe kakao Marou. Mbushur me krem Francez gjalpi me çokollatë Marou, ganache Marou, bajame të pjekura dhe reçel vishnje. Zbukuruar me nibs Marou, lule jasemini dhe hibiskus të ngrënshme.

Masa S - Diametri 15 cm. Shërben  6 - 8 pjesë
Masa M - Diametri 20 cm. Shërben 12 - 14 pjesë
Masa L - Diametri 25 cm. Shërben 24 - 26 pjesë

Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Torta duhet konsumuar në temperaturë ambjenti (20 grade C) ndaj ju sugjerojmë ta mbani jashtë frigoriferit për 1-2 orë përpara konsumimit. 

Clear

Klasike si një tortë me çokollatë

Çfarë mund të jetë më klasike se një kek me çokollatë?

Kjo ishte pyetja në thelb të frymëzimit tonë për L’Origine.

Donim që kjo tortë të ishte e jashtëzakonshme duke qënë në të njejtën kohë klasike. E kuptuam më vonë që nuk kishte nevojë të sforcoheshim. Çokollata jonë Marou, importuar posaçërisht nga Vietnam për këtë tortë, bën ndryshimin.

L’Origine është si asgjë tjetër.

Good morning Vietnam

Ramë në dashuri kur u njohëm me çokollatën bean-to-bar Marou në Hanoi, Vietnam. Në atë kohë nuk e dinim që saktësisht një vit më pas, këtë çokollatë kaq të veçantë do ta importonim nga Vietnami posaçërisht për Rubin.

Zbuluam tek kjo çokollatë një dimension që nuk e njihnim. Një aftësi për të të dërguar pas në kohë. Për të zgjuar nostalgji. Për të na kthyer në origjinë.

 

GJALPË I VËRTETË

PA NGJYRUES ARTIFICIALË

PA SHTESA INDUSTRIALE

PLOTËSISHT E NGRËNSHME

0
    0
    Your cart
    Your cart is emptyReturn to Shop