Mr. Perfect

Përbërja
Dy shtresa keku me kakao Marou që lundrojnë në kremin e lehtë dhe të freskët me çokollatën tonë superiore Marou, origjinë e vetme Vietnam. Mes kremit dhe kekut qëndrojnë të “fshehura” dardhë të shuara me Rum dhe lajthi të karamelizuara.
Dekoruar me dardhë, lajthi të karamelizuar dhe ananas të dehidratuar
Masa S – Diametri 15 cm. Shërben 6 – 8 pjesë
Masa M – Diametri 20 cm. Shërben 12 – 14 pjesë
Masa L – Diametri 25 cm. Shërben 24 – 26 pjesë
Alergenë: Gluten, vezë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Torta duhet konsumuar e freskët nga frigoriferi (4-5 gradë)
Himn ndaj çokollatës
Kur krijuam tortën e parë me çokollatë – “L’Origine” – kuptuam që me një çokollatë si Marou, mund të bënim gjithçka.
Ndaj tek torta jonë e re, Mr. Perfect, kemi lënë çokollatën të shpalosë notat e origjinës, me një shije delikate dhe aspak të tepruar. Mr. Perfect është i përkryer për ditë të nxehta.


Meet the perfects
Parfait që lexohet Parfe dhe që do të thotë e përkryer, është një ëmbëlsirë me shtresa keku, kremi të lehtë dhe frutash apo arrorrësh. Ndaj edhe ne luajtëm me konceptin e tortës parfe, dhe në një lojë fjalësh i titulluam çifti perfekt.
Influenca e padiskutueshme e kinematografisë, na shtyu edhe me tutje dhe në fund ju prezantuam me “Meet the Perfects”.
AJKË E VËRTETË
PA NGJYRUES ARTIFICIALË
PA SHTESA INDUSTRIALE
PLOTËSISHT E NGRËNSHME
Tortat e tjera
Përgatitet me Porosi – Paketim Dhuratë
Sunrise
MASA S | M | L
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Pop Art
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Kyoto
MASA S | M | L
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Tribute
MASA S | M | L