Pompeii

Përbërja

Tre shtresa keku me gjalpë dhe kakao Marou. Mbushur me krem çokollate Marou 75%, ganache Marou 75% e errët, lajthi të pjekura dhe reçel lehtësisht pikant mjedre e xhinxheri. Zbukuruar me copëza çokollate Marou 75%, dhe copëza lajthish.

Masa S - Diametri 15 cm. Shërben  6 - 8 pjesë
Masa M - Diametri 20 cm. Shërben 12 - 14 pjesë
Masa L - Diametri 25 cm. Shërben 24 - 26 pjesë

Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Torta duhet konsumuar në temperaturë ambjenti (20 grade C) ndaj ju sugjerojmë ta mbani jashtë frigoriferit për 1-2 orë përpara konsumimit. 

Clear

Bëhet më mirë

Pikërisht kur menduam se nuk kishim çfarë ti shtonim më shumë tortës me çokollatë, na erdhi çokollata e re Marou 75% single origin, Vietnam.

Bashkuam më pas të gjitha gjërat tona më të pëlqyera: lajthitë e pjekura, kremin e butë të çokollatës dhe reçelin e mjedrave. 

Por ashtu si Pompeii që u shkatërrua dhe njëkohësisht u konservua nga nxehtësia, edhe ne vendosëm të shtonim një element shtesë. Pikanten.

Kërkojeni në nivelin tuaj të pëlqyer të nxehtësisë. 

75% Dark Marou

Në 10-vjetorin e çokollatës Vietnameze më të njohur në botë, MAROU, vendosëm të sjellim këtë tortë të re ekskluzive.

Deri më tani, në të gjitha krijimet tona Rubi kemi përdorur pa kompromis çokollatën luksoze Marou 65%, por donim që në mbyllje të këtij viti të parë të sillnim diçka edhe më të veçantë.

 

GJALPË I VËRTETË

PA NGJYRUES ARTIFICIALË

PA SHTESA INDUSTRIALE

PLOTËSISHT E NGRËNSHME

1
    1
    Your cart
    Love <3 - M 
    1 X ALL7,500 = ALL7,500