SAN

Përbërja
Burnt Basque Cheesecake klasik ose me matcha. I pjekur në temperaturë të lartë për të realizuar karamelizimin në pjesën e sipërme dhe shkriftësi të jashtëzakonshme në pjesën e brendshme.
- Diametri 20 cm. Shërben 10-12 pjesë
- Alergenë: Gluten, vezë, nënprodukte qumështi
- Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
- Konservimi: Torta duhet të qëndrojë në frigorifer midis 2-5 gradë C.
Nga lindja në perëndim
Në perspektivën tonë, donim të bashkonim dy zona të dashura kulinare për ne, San Sebastianin me Matcha nga Uji i Kyoto.
Matcha jonë superiore, Niko Neko Matcha, i shton një shije lehtësisht delikate Umami këtij cheesecake shumë të freskët e kremoz.
E veçanta e SAN është karamelizimi i fortë në pjesën e sipërme nga ku merr edhe emrin “Burnt”, shija e lehtë në sfond e karamelit bashkohet edhe me matcha-n dhe japin një shije elegante me shumë pak ëmbëlsi.
Ky cheesecake shërbehet pa topping, por mund ta shoqëroni me fruta të ndryshme ose edhe me akullore.


San Sebastian
Donëse ka shumë teori e receta që qarkullojnë për këtë cheesecake, ne besojmë që djathi i rajonit Bask që përdoret për të, është arsyeja e vërtetë përse ai është aq i pakopjueshëm.
Përpara sa ta sillnim në mënyrën tonë, vizituam vendin ikonik që ka rreth 30 vjet traditë në përgatitjen e tij, La Viña në San Sebastian (Rajoni Baskë, Spanjë) dhe mësuam shumë rreth tij.
DJATHË PHILADELPHIA
PA NGJYRUES ARTIFICIALË
PA SHTESA INDUSTRIALE
PLOTËSISHT E NGRËNSHME
Tortat e tjera
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Pop Art
10 - 12 Porcione | ALL 3.800
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Kyoto
12 - 14 Porcione | ALL 5.800
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
L'origine
12 - 14 Porcione | ALL 6.700
Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë
Tribute
12 - 14 Porcione | ALL 4.800