Summertime Sadness

Përbërja

Bazë delikate kërce me miell bajameje dhe gjalpë e mbushur me krem pastiçerie, xhel borziloku dhe feta pjeshkësh të shiropuara.

Kjo tartë do të qëndrojë për një kohë të kufizuar deri në mbarim të parapërgatitjeve stinore.

Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tartë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Tarta duhet të mbahet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 1-2 ditësh.

Summertime Sadness

E krijuam këtë tartë teksa verës po i vinte fundi. Por ne nuk donim që ajo të ikte ndaj u munduam ta mbajmë sa më gjatë këtu.

Në këtë krijim të kufizuar duam t’ju bëjmë ta mbani edhe pak verën me vete, bashkë me ligështimin që ajo po ikën, ndaj e quajtëm Ligështim veror.

Kjo tartë do të jetë e disponueshme deri në mbarim të pjeshkëve të shiropuara që kemi përgatitur. Më pas do zëvendësohet me një tjetër tartë me fruta të stinës.

0
    0
    Your cart
    Your cart is emptyReturn to Shop