Sunset

Përbërja

Tre shtresat e kekut tonë karakteristik me gjalpë "white velvet" por këtë herë edhe me kokos. Mbushur me reçel mjedrash, ananasi dhe xhinxheri dhe copa frutash të freskëta. Rrethuar nga nje krem delikat me Dulce de Leche dhe zbukuruar me luleshtrydhe e mango.

Vetëm në Masën S - Diametri 15 cm. Shërben  6 - 8 pjesë

Alergenë: Gluten, vezë, arrorë, nënprodukte qumështi
Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
Torta duhet konsumuar në temperaturë ambjenti (20 grade C) ndaj ju sugjerojmë ta mbani jashtë frigoriferit për 1-2 orë përpara konsumimit. 

ALL4,500

Out of stock

Tropikale

E krijuam vetëm në variantin S këtë tortë pas suksesit të LOVE.

Po ashtu si LOVE edhe Sunset do të qëndrojë për një kohë të kufizuar. Derisa të mbarojnë sezonet e frutave të freskëta që janë përdorur ose derisa të bëhet tepër ngrohtë për ta shijuar. Cilado të vijë më parë.

Sunset ka një “klimë” tropikale falë Dulce de leche, kremit të qumështit të karamelizuar tipike e Amerikës Latine, kokosit në brumin e kekut dhe mangos e ananasit në dekor e reçel.

Si gjithmonë, asnjë premiks, ngjyrues, margarinë, apo krem i gatshëm industrial nuk është përdorur në këtë tortë.

California

Ka gjithmonë diçka frymëzuese në bregun perëndimor.

Që nga Hollywood tek multikulturalizmi. Që nga klima sub tropikale e deri tek Silicon Valley.

Ndaj e quajtëm këtë tortë Sunset, sepsa na duket si një rrugëtim në perëndim, me muzikë të mirë në sfond.

 

GJALPË I VËRTETË

PA NGJYRUES ARTIFICIALË

PA SHTESA INDUSTRIALE

PLOTËSISHT E NGRËNSHME

Tortat e tjera

Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë

Pop Art

MASA  M 

Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë

Flamingo

MASA  S | M | L

Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë

Kyoto

MASA  S | M | L

Përgatitet me Porosi - Paketim Dhuratë

Tribute

MASA  S | M | L

Taste Rubi

0
    0
    Your cart
    Your cart is emptyReturn to Shop