Tribute

Përbërja

White Velvet me boronica të egra mbushur me krem limoni e boronica të freskëta, veshur me krem Zviceran gjalpi me çokollatë të bardhë.

Torta me limon dhe boronica është pothuaj një kombinim klasik. “Sekreti” i saj qëndron tek barazpeshimi i kujdesshëm i të thartës së limonit që spikat fortë, me ëmbëlsinë e çokollatës së bardhë në kremin e gjalpit.

 

  • Diametri 20 cm. Shërben 12-14 pjesë
  • Alergenë: Gluten, vezë, nënprodukte qumështi
  • Për të realizuar këtë tortë na lejoni 24 orë për përgatitjen e saj
  • Torta duhet konsumuar në temperaturë ambjenti (20 grade C) ndaj ju sugjerojmë ta mbani jashtë frigoriferit për 1-2 orë përpara konsumimit. 
Clear

Kjo tortë është një tribut

Tribut për atë çka besojmë: demokratizimin e shijes.

Ne e krijuam këtë tortë duke menduar shijet që na sugjeruat.

Në një mënyrë është tribut për klientët tanë që na kanë bërë kaq të lumtur që në çelje.

Por është edhe një tribut për një muaj që e konsiderojmë të veçantë.

Ndaj nëse do ua dërgoni grave të rëndësishme në jetën tuaj, quajeni këtë tributin tuaj ndaj madhështisë dhe forcës së tyre.

© Diaspora Co

Limona përgjithmonë

Limonat kanë qenë në shtëpitë e oborret tona që në vegjëli. Shpesh i kemi marrë për të mirëqenë dhe nuk i kemi përdorur aq shumë sa do të meritonin.

Me ngjyrë të gjallë, plot me lëng, me lëkurë të hollë e aromë të mirë. Plotësisht tanët, thellësisht të dashur.

Na kujtohet edhe kur shërbenin si aromatizues teksa lëkurat thaheshin mbi sobat me dru.

Si mund të mos përdornim këto fruta të mrekullueshme dhe të mos bënim një tortë me këtë frymëzim?

 

GJALPË I VËRTETË

PA NGJYRUES ARTIFICIALË

PA PËRFORCUES INDUSTRIALË

PLOTËSISHT I NGRËNSHËM

0
    0
    Your cart
    Your cart is emptyReturn to Shop