Frymëzimi për këtë tortë erdhi nga elementet e shumta nostalgjike që po na rrethojnë këto kohë. Ndoshta çdo fundiviti është nostalgjik në mënyrën e vet, ose ne milenialët po hyjmë në një fazë të re jete :P. Në çdo rast, ne shkuam thellë në kohë kur aromatizuesit e shtëpive ishin lëkurat e portokalleve mbi sobë, kaushat e bajame te kripura ishin një ngjarje e rrallë dhe marenget ishin një prej ëmbëlsirave më të dashura. E nëse fëmijëria jonë ishte e bukur por plot mungesa, sot i mbledhim të gjitha këto elemente e kremtojmë një tjetër vit në këtë botë jo të përkryer.
Zakonisht, tortat tona njihen për kekun e mëndafshtë me gjalpë, i cili ka një shije të jashtëzakonshme (por në asnjë rast nuk është i sfungjertë) i cili shumë shpesh ka mërzitur ata që nuk kanë patur durimin ti lënë të zbuten mjaftueshëm ;)
Si një tortë dimri, Nostalgia, ka një kek të butë të sfungjertë si ai i dikurshmi, i lagështuar me një liker të lehtë Earl Grey dhe portokalli. E kemi kombinuar me një krem delikat kafeje e karameli dhe bajame të kripura. Veshja është një shtresë e hollë ganache çokollate Marou, zbukuruar me një marenge të thekrrisur.
Kjo e bën tortën më të lehtë në tërësi, ideale për darkat e rënduara të fundvitit.
Një tjetër element i shumë kërkuar është edhe personalizimi. Ne mund të shkruajmë diçka festuese dhe celebruese mbi të, ose thjesht ta mbajmë të pa shkruar, ose të shënojmë 2025 si shenjë kremtimi për një vit të ri.