
Të flasim hapur.
Me përhapjen masive të teknologjisë dhe internetit, ushqimi është bërë një diskutim i hapur për këdo dhe shija e mirë nuk është më privilegj i disave por kënaqësi e të gjithëve.
Rubi lind natyrshëm nga ky revolucion dhe si një formë lirie shprehje dhe eksplorimi.
Ne besojmë se ushqimi mund të ndezë lidhje dhe të krijojë ide dhe të nxisë biseda që adresojnë çështje edhe më të mëdha.
Frymëzuar nga gratë.
Drejtuar nga gra.
Sa gra të forta njihni? Me siguri shumë. Ato janë burim frymëzimi në gjithçka bëjnë.
Gratë arrijnë të jenë të kujdesshme, të ndjeshme, intuitive, të dashura dhe guxuese njëherësh.
Tamam si Rubi.
2021
2021-shi ishte viti ynë.
Ideja dhe koncepti i Rubit u zhvillua gjatë Pandemisë së 2020, ndaj edhe ky start-up u krijua për të qenë online.
Ju mund të porositni tortat tuaja online dhe më pas ti merrni ato në pikëtakimin tonë fizik, tek RubiLab.

Jemi të lezetshëm edhe në Instagram
Na ndiqni në Instagram për azhornime të shpejta dhe krijimet e ditës.