Kalo te informacioni i produktit
1 e 2

Rubi

SAN

SAN

Çmimi i rregullt 5,000.00 ALL
Çmimi i rregullt Çmimi i uljes, çmimi i uljeve 5,000.00 ALL
Ulje E shitur
Gjithë taksat e përfshira Transporti i llogaritur në arkë.
Lloji
Burnt Basque Cheesecake klasik ose me matcha. I pjekur në temperaturë të lartë për të realizuar karamelizimin në pjesën e sipërme dhe shkriftësi të jashtëzakonshme në pjesën e brendshme.

Masa M – Diametri 20 cm. Shërben 10 – 12 pjesë
Shikoni detajet e plota

Nga lindja në perëndim

Në perspektivën tonë, donim të bashkonim dy zona të dashura kulinare për ne, San Sebastianin me Matcha nga Uji i Kyoto.

Matcha jonë superiore, Matcha Repulic nga Uji, Kyoto, i shton një shije lehtësisht delikate Umami këtij cheesecake shumë të freskët e kremoz.

E veçanta e SAN është karamelizimi i fortë në pjesën e sipërme nga ku merr edhe emrin “Burnt”, shija e lehtë në sfond e karamelit bashkohet edhe me matcha-n dhe japin një shije elegante me shumë pak ëmbëlsi.

Ky cheesecake shërbehet pa topping, por mund ta shoqëroni me fruta të ndryshme ose edhe me akullore.

San Sebastian

Në vitet e fundit, “Burnt Basque Cheesecake” hyri me shpejtësi në menutë e restoranteve në të gjithë botën si një alternativë më e lehtë dhe kremoze ndaj Cheesecake klasik, atij të New York.

Donëse ka shumë teori e receta që qarkullojnë për këtë cheesecake, ne besojmë që djathi i rajonit Bask që përdoret për të, është arsyeja e vërtetë përse ai është aq i pakopjueshëm.

Përpara sa ta sillnim në mënyrën tonë, vizituam vendin ikonik që ka rreth 30 vjet traditë në përgatitjen e tij, La Viña në San Sebastian (Rajoni Baskë, Spanjë) dhe mësuam shumë rreth tij.