Si ta presim tortën?

Si ta presim tortën?

Me siguri ju dini të prisni një tortë :) Por ky mini artikull i vjen më tepër në ndihmë atyre që kanë porositur një tortë masë L.

Tortat tona ofrohen në tre madhësi S, M dhe L dhe numri i racioneve për secilën prej tortave ndryshon sipas diametrit dhe për secilën madhësi.

Por bazuar në dijet e njehësuara zakonisht secila madhësi zakonisht mund të ndahet në:
S - Diametër 15 cm - 6 - 8 pjesë
M - Diametër 20 cm - 12 - 14 pjesë
L - Diametër 25 cm - 26 - 28 pjesë

Tortat S (6-8 pjesë) dhe M (12-14 pjesë) mund të priten në feta të holla në mënyrë radiale.

Kurse tortat L është e këshillueshme të priten në kuadrata në mënyrë që të japin maksimumin e pjesëve që është parashikuar. 

Nëse një tortë L ju e prisni në mënyrë radiale ajo do të rezultojë në më pak feta shumë të mëdha. 

Mos harroni që fetat e tortave me tre shtresa duhet të jenë shumë të holla sepse në atë mënyrë merrni maksimumin e tyre. 

Kthehu në blog