Matcha Festival III
Matcha Festival rikthehet për edicionin e tij të tretë, këtë herë në një vit jubilar për komunitetin që është ndërtuar rreth kulturës së matcha-s në Tiranë. Nga data 29–31 Maj 2026, festivali do të shtrihet përtej formatit tradicional, duke u kthyer në një eksperiencë më të madhe, më urbane dhe më gjithëpërfshirëse.
Për herë të parë, aktivitetet do të zhvillohen paralelisht në dy hapësira të Rubi-t — tek Kika 2 dhe në dyqanin e ri në Sheshin Wilson — duke krijuar dy qendra të festivalit me programe dhe atmosfera të ndryshme. Përtej tyre, Matcha Festival 2026 do të zgjerohet edhe në lokacione të tjera të qytetit, me bashkëpunime, evente dhe aktivizime që e çojnë energjinë e festivalit në pika të ndryshme të Tiranës.
Pas dy edicioneve që e kthyen matcha-n nga një trend niche në pjesë të kulturës urbane të qytetit, ky edicion i tretë shënon një kapitull të ri: më shumë njerëz, më shumë eksperienca dhe një festival që tashmë ka filluar të krijojë traditën e vet.
Programi 2026
29/05 - E Premte
Ora 11:00 - Pilates Mat me Repeat @ Liqeni
Ora 17:00 - Matcha Ritual @ Rubi Kika
Ora 18:00 - Matcha Ritual @ Rubi Wilson
Ora 19:30 - Cooking Class @ Rubi Kika
30/05 - E Shtunë
Ora 10:00 - RURU Run Club Meeting @ Liqeni
Ora 17:00 - Matcha Ritual @ Rubi Kika
Ora 18:00 - Matcha Ritual @ Rubi Wilson
Ora 19:30 - Matcha Aperó @ Rubi Wilson
31/05 - E Diel
10:30 - Let's make lemonade @Rubi Kika / Event i hapur për fëmijët