









Love III
Çdo vit meriton një dashuri.
Këtë vit për tortën tonë Love kombinuam shije të dashura nga të gjithë. Veshje me krem gjalpi e çokollate, kekë me gjalpë dhe mbushje krem të lehtë lajthish e lajthi të pjekura.

Më tepër personalizim
Tani mund të bëni më shumë personalizime të tortës Love.
Mund të shkruajmë mendimin tuaj mbi tortë (me kusht të mos jetë tepër i gjatë :) )
Mund të zgjidhni kombinime mes shijeve mjedër, vanilje dhe çokollatë në veshjen e jashtme dhe mes kremrave të ndryshëm në mbushjen e brendshme.