


E kuqe natyrale
Torta Red Velvet është klasike por ne nuk donim të përdornim asnjë ngjyrues për të arritur të kuqen e kekëve. Ndaj përdorim purenë e panxharit të pjekur për ngjyrë të bukur e teksturë të kadifenjtë
Tre shtresa keku me gjalpë dhe panxhar. Mbushur me krem të butë djathi e çokollate Valrhona Luleshtrydhe, reçel mjedrash dhe ashkëla kokosi. Dekoruar me kokos, mjedër e luleshtrydhe të thara.

Room 4 Dessert
Frymëzimi primar për bazën e kësaj torte vjen nga shefi i njohur Will Goldfarb dhe restoranti i tij Room 4 Dessert në Ubud, Bali. Në menunë e tij të degustimit kishte një ëmbëlsirë të quajtur RED e bërë pikërisht me panxhar dhe fruta të kuqe të interpretuara krejtësisht në mënyrë të re.