


Matcha moment
Kyoto ishte torta e parë që krijuam për Rubin në 2020. Pamë potencialin e matcha qysh pas udhëtimeve tona në Azi dhe e kuptuam që një tortë me matcha do të ishte hit. Kombinimi i matcha-s me fëstëkët ka rezultuar shumë i dashur, ndoshta prej delikatesës dhe befasisë që mund të vijë vetëm prej një kafshatë Kyoto.

Everyday Taste, momente mbresëlënëse, çdo ditë
Kemi sjellë një linjë të re tortash me dy shtresa — më të vogla, më të thjeshta, më të çliruara nga ideja e “rastit të veçantë”.
Janë torta që s’kanë nevojë për porosi, që mund t’i marrësh menjëherë dhe që mund t’i shijosh në ballkon, në zyrë, në një pushim mes dy angazhimeve.
Ndonjëherë duhet thjesht një kujtesë: jeta ndodh në përditshmëri. Në pauza të shkurtra. Në momente të shpejta. Në detaje të vogla që ndonjëherë sjellin ndjesi të mëdha.