Bëhet më mirë
Pikërisht kur menduam se nuk kishim çfarë ti shtonim më shumë tortës me çokollatë, na erdhi çokollata e re Marou 75% single origin, Vietnam.
Bashkuam më pas të gjitha gjërat tona më të pëlqyera: lajthitë e pjekura, kremin e butë të çokollatës dhe reçelin e mjedrave.
Por ashtu si Pompeii që u shkatërrua dhe njëkohësisht u konservua nga nxehtësia, edhe ne vendosëm të shtonim një element shtesë. Kërkojeni paksa pikante nëse dëshironi.
Tre shtresa keku me gjalpë dhe kakao Marou. Mbushur me krem çokollate Marou 75%, ganache Marou 75% e errët, lajthi të pjekura dhe reçel lehtësisht pikant mjedre e xhinxheri. Zbukuruar me copëza çokollate Marou 75%, dhe copëza lajthish.
75% Dark Marou
Në 10-vjetorin e çokollatës vietnameze më të njohur në botë, MAROU, vendosëm të sjellim këtë tortë të re ekskluzive.
Deri më tani, në të gjitha krijimet tona Rubi kemi përdorur pa kompromis çokollatën luksoze Marou 65%, por donim që në këtë përvjetor të sillnim diçka edhe më të veçantë.