


Sunrise
Keku me karotë është një recetë e njohur, e dashur, e nënvlerësuar dhe ndonjëherë edhe e keqinterpretuar.
Ne donim të sillnim versionin më të mirë të mundshëm të tij dhe pas shumë provash besojmë që edhe ju do ta dashuroni, ashtu si ne.

Në kërkim të erëzave perfekte.
Ideja që një kek mund të përmbajë një përzierje shumë komplekse erëzash na shtyn të mendojmë dhe të kërkojmë gjithmonë e më tepër për versionet më të mira të tyre. Që nga xhinxheri pudër i përgatitur në laboratorin tonë Rubi Lab, e deri tek pluhuri i glikanzos apo i karafilit.