Tre ditë magji

Matcha Festival, e sjellë nga Rubi, do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme tre-ditore, e cila mbështetet në traditën dhe inovacionin që vjen rreth saj.

Gjatë këtyre tri ditëve, do të keni mundësinë të zbuloni mënyra të ndryshme të përdorimit të matchas; nga gatimi tek ritualet tradicionale të çajit, duke u përfshirë aktivisht në një sërë aktivitetesh që lidhen me artin, shëndetin dhe bukurinë.

Ndërthurja e jogës në mëngjes, klasave të ndryshme kulinare dhe sesioneve të kujdesit për lëkurën me bazë matcha, ofron një rast të artë për të përfshirë më shumë matcha në jetët tuaja.

Përmbyllja e festivalit me një natë kulinare tematike, të frymëzuar nga kultura e Kyoto-s, do të sjellë pjesëmarrësit më afër me thellësinë gastronomike që ofron Japonia, duke përfshirë ushqimet tradicionale dhe shijet e veçanta që definojnë këtë qytet. Ky është një moment ku bashkohen festa, kultura dhe edukimi në një ambient mikpritës dhe të ngrohtë.

Agjenda ju njeh me detajet e çdo aktiviteti.

16 Maj

Yoga Hatha

Ora: 08:00 - Rubi

Beginner friendly me Carrie Ann.

Filloni përvojën tuaj në festival me një seancë freskuese të Yoga Hatha në orën 8:00. E dizajnuar për fillestarë dhe e udhëhequr nga ekspertja Carrie Ann, kjo seancë premton të harmonizojë trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, duke vendosur një ton paqësor për ditën.

Rezervo KËTU

Cooking Matchaclass

Ora: 18:00 - Rubi

Sesion mbështetur nga Electromagic me KitchenAid Albania.

Zhytuni në botën kulinare me Matchaclass-in tonë, ku do të mësoni të gatuani dhe përdorni në mënyra të papritura matchan. Ky aktivitet është i një mundësi e mirë për entuziastët e ushqimit dhe mbështetet nga Electromagic me KitchenAid, që siguron një përvojë të jashtëzakonshme gatimi.

Rezervo KËTU

Matcha Ceremony

Ora: 20:00 - Rubi

Përfundoni mbrëmjen me një ceremoni tradicionale të servirjes së matchas. Përjetoni artin e qetë të bërjes së çajit japonez dhe zbuloni rrënjët e thella kulturore dhe praktikat ceremoniale të lidhura me matchan.

Rezervo KËTU

17 Maj

Yoga Hatha

Ora: 08:00 - Rubi

Beginner friendly me Carrie Ann.

Vazhdoni udhëtimin tuaj me jogën me një tjetër seancë të Yoga Hatha e përshtatshme për fillestarë në orën 8:00. Lejoni Carrie Ann t'ju udhëheqë nëpërmjet lëvizjeve qetësuese dhe teknikave të frymëmarrjes për të ringjallur shpirtin tuaj.

Rezervo KËTU

Make your Boba Matcha

Ora: 18:00 - Rubi

Një event ekskluziv të rinjtë dhe adoleshentët: Mësoni si të bëni çajin tuaj boba me matcha dhe shijoni një përvojë argëtuese dhe plot shije të dedikuar vetëm për ju.

Rezervo KËTU

Matcha Masking

Ora: 18:00 - Rubi

Kujdesi DIY për Lëkurën

Eksploroni benefitet e matchas për kujdesin e lëkurës me seancën tonë DIY Matcha Masking. Krijoni produktet tuaja të kujdesit për lëkurën dhe mësoni si matcha mund të përmirësojë natyrshëm rutinën tuaj të bukurisë.

Rezervo KËTU

18 Maj

Yoga Hatha

Ora: 08:00 - Rubi

Beginner friendly me Carrie Ann.

Filloni ditën tuaj të fundit të festivalit me Carrie Ann në orën 08:00 për një seancë rigjallëruese të jogës që ju përgatit për aktivitete më të emocionueshme.

Rezervo KËTU

Kids Lemonade Stand

Ora: 11:00 - Rubi

Stenda e Limonadës së Matchas për Fëmijë: Vëzhgoni ndërsa kreativiteti vjen nga duart e fëmijëve. Ata jo vetëm do të përgatisin por dhe shesin limonadë me matcha. Kjo seancë interaktive jo vetëm që argëton por edhe edukon fëmijët në sipërmarrje.

Rezervo KËTU

A Night in Kyoto

Ora: 20:00 - Rubi

Ngjarja e Mbylljes së Festivalit: Përfundoni aventurën tuaj me matcha "Një Natë në Kyoto".

E frymëzuar nga eventi ynë i mëparshëm "Një natë në Tokyo", në këtë darkë mbyllëse do të shijoni një mbrëmje të mbushur me ushqime dhe pije autentike të frymëzuara nga qyteti i bukur i Kyotos, duke festuar kulturën e pasur dhe shijet unike që sjell matcha.

Rezervo KËTU