Tortat tona kanë nevojë për kujdes të veçantë ndaj kemi disa këshilla se si ta ruani dhe si ta shërbeni për t’i marrë më të mirën eksperiencës Rubi.
Të gjitha tortat Rubi duhet të qëndrojnë në frigorifer në kutinë e tyre që i ruan të mos përthithin aromat e përbërësve të tjerë që gjenden në frigoriferin tuaj. Një deri në dy orë përpara, torta duhet të nxirret dhe të qëndrojë në temperaturë ambienti (rreth 20 gradë celcius mesatarisht) por larg burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë (kondicioner, diell, ngrohëse).
Kur torta është në temperaturën e duhur, e gjithë përvoja është më e pëlqyeshme.