Na pëlqejnë tortat si morali ynë: të larta
Tortat tona janë frymëzuar nga tortat me shumë shtresa amerikane, njëkohësisht guxuese dhe madhështore.
Bazuar tek filozofia “shto gjithçka të mirë”, bashkuam përbërësit më të veçantë nga e gjithë bota dhe teknikat klasike për të sjellë tortat tona me tre shtresa, të mbushura me krem Francez gjalpi.
Ju sugjerojmë që tortat të qëndrojnë rreth 1 orë në temperaturë ambjenti (rreth 20 gradë) përpara konsumimit.
Përbërësit tanë
Në të gjitha recetat tona përdorim vetëm gjalpë me përqindjen e duhur të yndyrës për torta më të shijshme dhe të vërteta.
Kemi udhëtuar larg në Vietnam, për çokollatën tonë Bean-to-Bar, origjinë e vetme 65% Marou©️, kakaon e pa procesuar Marou©️ dhe nibs natyrale Marou©️.
Matcha e gradës superiore Japoneze e firmës Niko Neko Matcha©️ e përdorur në tortën Kyoto, është gjithashtu një produkt i zgjedhur dhe importuar nga vetë ne.
Kur zgjedhim bashkëpunëtorë vendas kujdesemi që ata të kenë të njejtat besime për produktet që krijojnë ndaj në tortat tona zgjedhim gjalpërat natyralë të arrorëve nga Pemla.
Të gjithë puretë, reçelrat, çipset e frutave dhe gjithçka tjetër është e përgatitur nga e fillimi në laboratorin tonë.
Të udhëtosh në një kafshatë
Kur nisëm Rubin, qëllimi ynë ishte të piqnim kekë dhe të shërbenim torta që të kremtonin multikulturalizmin. Nga lagjet e populluara të Hanoit tek qoshkat e Williamsburgut, në Brooklyn. Nga shija e mprehtë e Matchas së Uji-t në Kyoto, tek teknikat e pastiçerisë Franceze.
Por mbi të gjitha donim të krijonim torta të vërteta si ato që do të përgatisnit vetë për familjen tuaj. Ashtu sikurse nënat apo gjyshet tona kanë përgatitur për ne. Donim të rikthenim atë moment nostalgjie që të çon drejt e tek kujtimet e fëmijërisë, të përzier me atë çka është më e mira e të sotmes