Më të shiturat
Koleksionet tona
Të flasim hapur.
Me përhapjen masive të teknologjisë dhe internetit, ushqimi është bërë një diskutim i hapur për këdo dhe shija e mirë nuk është më privilegj i disave por kënaqësi e të gjithëve.
Rubi lind natyrshëm nga ky revolucion dhe si një formë lirie shprehje dhe eksplorimi.
Ne besojmë se ushqimi mund të ndezë lidhje dhe të krijojë ide dhe të nxisë biseda që adresojnë çështje edhe më të mëdha.
Na pëlqejnë tortat si morali ynë: të larta
Tortat tona janë frymëzuar nga tradita amerikane; Me shumë shtresa, guxuese dhe madhështore. Bazuar tek filozofia “shto gjithçka të mirë”, bashkojmë përbërësit më të veçantë nga e gjithë bota dhe teknikat klasike për të sjellë tortat tona me tre kate, të mbushura me krem gjalpi të stilit francez.