Historia jonë
Krijimi i Rubit fillon me Ingridin, Henrikun dhe një pyetje. Si mundet që ushqimi të shërbejë si një tryezë për një diskutim më të madh?
Ingridi – Pas 14 vitesh përvojë në marketing, vendosi të ndryshojë vijën e saj të karrierës dhe përqendrohet në pasionin e saj, ushqimin. Blogu i saj për rreth udhëtimeve dhe ushqimit, Bonvivant, e inkurajoi atë të udhëtonte solo në destinacione të jashtëzakonshme dhe të kthehej me shumë ide dhe frymëzime.
Henriku – Një brand strategist pasionant me background në design, babai i dy vajzave, i sapokthyer nga një përvojë në New York, donte të ndërtonte një model të ri biznesi që vendos qëllimin dhe rolin social në krye te listës.
Sëbashku, ata vendosën të zhvillojnë Rubin, një brand që konsideron seriozisht impaktin e vendimeve të marra jo vetëm për punonjësit, klientët dhe bashkëpunëtorët, por mbi të gjitha për komunitetin dhe shoqërinë.
Misioni ynë
Për një kohë shumë të gjatë, trendet janë diktuar nga produktet industriale me qëllim uljen e kostove dhe zevendësimin e produkteve natyrale me ngjyrues, stabilizues dhe aromatizues.
Me përhapjen masive të teknologjisë dhe internetit, ushqimi u bë një diskutim i hapur për këdo dhe shija e mirë nuk është më privilegj i disave por kënaqësi e të gjithëve.
Rubi lind natyrshëm nga ky revolucion dhe si një formë lirie shprehje dhe eksplorimi.
Ne besojmë se ushqimi mund të ndezë lidhje dhe të krijojë ide dhe të nxisë biseda që adresojnë çështje edhe më të mëdha. Themeluam Rubin pikërisht për këtë, të demokratizojmë shijen.
Frymëzuar nga gra. Drejtuar nga gra.
Rubi drejtohet nga gra të vendosura dhe ambicioze që dashurojnë ushqimin, dhe që do të përgatisin çdo tortë e ëmbëlsirë me kujdes dhe dashuri.
Qëllimi ynë është të rrisim transparencën rreth produkteve që krijojmë. Nga tregtia e barabartë e çokollatës tonë Marou e importuar nga Vietnami, tek krijimi i tortave tona dhe tek trajtimi i drejtë dhe i kujdesshëm i të gjithë atyre që punojnë me ne.
Ne duam të krijojmë një komunitet që ndan të njejtat parime dhe kërkon të bëjë zgjedhje të edukuara.
Ndihemi me fat që të kemi gjetur.