Skip to product information
1 of 5

Rubi

FRUTIERË

FRUTIERË

Një koleksion tortash të reja me fruta sezonale, frymëzuar nga torta klasike franceze "Fraisier". 

Në gjerdanin "FRUTIERË" do të sjellim torta me krem dhe me pandispanjë më të lehta se tortat tona të koleksionit klasik. Në varësi të stinës, këto torta do të marrin emër, pamje dhe shije të re. 

Dy shijet e para janë: Fraisier (Luleshtrydhe) dhe Framboisier (Mjedër)

LULESHTRYDHE / FRAISIER Dy shtresa pandispanje të lehtë, lagështuar me shurup vanilje dhe të mbushura me krem të lehtë vaniljeje, reçel dhe luleshtrydhe të freskëta.

MJEDËR / FRAMBOISIERDy shtresa pandispanje të lehtë, lagështuar me shurup vanilje dhe të mbushura me krem të lehtë vaniljeje, reçel dhe mjedra të freskëta.

Secila e ka një 'kleçkë' të vockël fare. 

Diametri 18 cm. Shërben 8-10 pjesë

 

Shije
Regular price 3,600.00 ALL
Regular price Sale price 3,600.00 ALL
Sale Sold out
Gjithë taksat e përfshira Shipping calculated at checkout.
View full details

The French Connection

Nisim tani një rrugë të re në një drejtim që kemi shumë kohë që e mendojmë dhe punojmë për të.

Kushdo që dashuron ëmbëlsirat e di që pika e referencës gjithmonë është pastiçeria Franceze, ndaj dhe rruga na çoi natyrshëm në një linjë të re krijimesh të frymëzuara nga klasikja por me një kleçkë.

Tani po prezantojmë dy tortat e para, por shpejt ky gjerdan do të pasurohet edhe me 'rubinë' të tjerë.

...deri atëhere, Au Revoir!