


Aventurë
Kjo ishte torta e parë që krijuam për Rubin. E dinim që donim një tortë me matcha. Madje, ishim të bindur që kombinimi i matcha-s me fëstëkët do të ishte fitues por që rezultati do të ishte njëkohësisht kaq delikat dhe befasues nuk e kishim imagjinuar kurrë.
Tre shtresa keku me matcha dhe gjalpë, plotësuar nga krem pastiçerie dhe krem gjalpi me fëstëkë, reçel kajsie e fëstëkë të pjekur.Dekoruar me matcha, fëstëkë dhe lule të thara të ngrënshme.

Kyoto
Matcha është përbërësi ynë i preferuar. Frymëzuar nga ceremoniali i çajit në Kyoto dhe nga shumëllojshmëria e ëmbëlsirave me matcha, vendosëm të krijonim një tortë elegante duke përdorur matcha-n tonë speciale nga Uji, Kyoto që është njëkohësisht edhe prodhuesi i Matcha-s më cilësore nga glob.