


Nga lindja në perëndim
Në perspektivën tonë, donim të bashkonim dy zona të dashura kulinare për ne, San Sebastianin me Matcha nga Uji i Kyoto.
Matcha jonë superiore, Matcha Repulic nga Uji, Kyoto, i shton një shije lehtësisht delikate Umami këtij cheesecake shumë të freskët e kremoz.
E veçanta e SAN është karamelizimi i fortë në pjesën e sipërme nga ku merr edhe emrin “Burnt”, shija e lehtë në sfond e karamelit bashkohet edhe me matcha-n dhe japin një shije elegante me shumë pak ëmbëlsi.
Ky cheesecake shërbehet pa topping, por mund ta shoqëroni me fruta të ndryshme ose edhe me akullore.

San Sebastian
Në vitet e fundit, “Burnt Basque Cheesecake” hyri me shpejtësi në menutë e restoranteve në të gjithë botën si një alternativë më e lehtë dhe kremoze ndaj Cheesecake klasik, atij të New York.
Donëse ka shumë teori e receta që qarkullojnë për këtë cheesecake, ne besojmë që djathi i rajonit Bask që përdoret për të, është arsyeja e vërtetë përse ai është aq i pakopjueshëm.
Përpara sa ta sillnim në mënyrën tonë, vizituam vendin ikonik që ka rreth 30 vjet traditë në përgatitjen e tij, La Viña në San Sebastian (Rajoni Baskë, Spanjë) dhe mësuam shumë rreth tij.